Në një fjalim të fuqishëm gjatë hapjes së shtabit të  Besëlidhjes Rinore të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, kandidati Bajram Rexhepi shpalosi vizionin e tij për një rilindje të vërtetë ekonomike dhe kombëtare të Tetovës, duke e quajtur këtë qytet “kryeqendra e shqiptarisë”, raporton TS.

“Ne duhet të nisim një zhvillim ekonomik që i ka hije kryeqendrës sonë të madhe. Së bashku me ju, do ta ndërtojmë Podrën e Diellit – një simbol i dritës, shpresës dhe rilindjes për Tetovën dhe gjithë rajonin,” – tha Rexhepi para qytetarëve.

Ai theksoi se Tetova ka qenë gjithmonë zemra e shqiptarëve, dhe ky status duhet jo vetëm të ruhet, por edhe të forcohet përmes investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ne duhet ta bëjmë Tetovën sërish kryeqendrën e shqiptarisë, sepse e tillë ka qenë dhe e tillë do të jetë përherë,” – u shpreh ai.

Në vijim të fjalimit, Rexhepi kritikoi periudhën e keqmenaxhimit që, sipas tij, ka frenuar potencialin e qytetit dhe ka ndalur shumë procese jetike për të ardhmen e qytetarëve.

“Por ju do të duhet ta ndalni këtë periudhë të errët dhe të bashkoheni me ne për të hapur një kapitull të ri për Tetovën,” – përfundoi ai./TS

 

Mgid