Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, sot është realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com