Më 07.09.2025, në orën 12:10, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar arrestuan F.M. (30) nga fshati Zdunjë, Gostivar, tek i cili, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse, ku u gjet dhe u konfiskua marihuanë.
Po ashtu, më 07.09.2025, në të njëjtën orë, policia arrestoi E.Ç. (31) nga fshati Zdunjë, tek i cili, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpi dhe ambientet ndihmëse, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një masë kafe në formë cope, tre paketime me substancë të bardhë pluhuri dhe një shumë më e madhe parash.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Mgid