Ndeshja mes Bayern Munchen dhe Chelsea ka nisur me ritëm të lartë dhe gola të shumtë që në pjesën e parë.

Vetëm brenda nëntë minutave u shënuan tre herë, duke ndezur menjëherë emocionet në “Allianz Arena”.

Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 20-të, pas një momenti fatkeq për mbrojtësin e Chelsea-t, Trevoh Chalobah, i cili devijoi në rrjetën e vet një top të rrezikshëm të futur në zonë nga Michael Olise.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 27-të, ishte radha e Harry Kane për të dyfishuar rezultatin. Sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e çuar Bayernin në avantazh 2-0.

Por Chelsea nuk u dorëzua. Në minutën e 29-të, talenti Cole Palmer reagoi menjëherë për “Blutë” dhe me një goditje precize brenda zonës ngushtoi diferencën në 2-1, duke rikthyer shpresat për skuadrën londineze.

Takimi tashmë premton spektakël, me të dyja skuadrat që po kërkojnë me ngulm fitoren.

Mgid