Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të një koordinatori kombëtar për komunikim dhe media në kabinetin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar sjelljen e tij “të turpshme dhe alarmuese” informon Tetovasot.

“Një funksionar që paguhet nga buxheti i qytetarëve, në vend që të ndërtojë ura bashkëpunimi, përdor gjuhën e fyerjes, të përçarjes dhe të sulmit të hapur ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve tanë strategjikë. Kjo nuk është më thjesht një dalje e pakontrolluar, por një provë politike që ngre pyetje serioze për vetë Qeverinë: A është ky qëndrimi zyrtar i Mickoskit ndaj Tiranës? Janë këto fyerje produkt i linjës shtetërore të kabinetit të tij?”, theksohet në reagim.

BDI thekson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut “nuk do të pranojnë kurrë që njerëz të punësuar në institucione shtetërore të shndërrohen në megafonë të VMRO-së për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe mbi institucionet shqiptare”transmeton Tetovasot.

Në deklaratë shtohet se BDI ka qenë dhe mbetet ura e bashkëpunimit me Tiranën, Prishtinën dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Kërkojmë qartësi dhe përgjegjësi: A flet ky koordinator në emër të Qeverisë? Nëse jo, pse Mickoski e mban në zyrën e tij dhe e lejon të flasë në emër të shtetit? Shqiptarët meritojnë përgjigje të drejtpërdrejta, jo heshtje të qëllimshme”, përfundon reagimi i BDI-së.TS

Reagimi i plote:

Është e turpshme dhe njëherazi alarmuese që një nga koordinatorët kombëtarë për komunikim dhe media në kabinetin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, i paguar me paratë e qytetarëve, e ka kthyer misionin e tij kryesor në sulm të pandërprerë ndaj Tiranës zyrtare dhe institucioneve shqiptare.

Një funksionar që paguhet me rrogë nga Zyra e Kryeministrit, në vend që të ndërtojë ura bashkëpunimi, përdor gjuhën e fyerjes, të përçarjes dhe të sulmit të hapur ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve tanë strategjikë. Kjo nuk është më thjesht një dalje e pakontrolluar e një individi të vogël, por është një provë e qartë politike që ngre pyetje serioze për vetë Qeverinë:
A është ky qëndrimi zyrtar i Mickoskit ndaj Tiranës? Janë këto fyerje dhe shpifje produkt i linjës shtetërore të kabinetit të tij?

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të pranojnë kurrë që njerëz të punësuar në institucione shtetërore të shndërrohen në megafonë të VMRO-së për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe mbi institucionet shqiptare.

BDI ka qenë dhe mbetet ura e bashkëpunimit me Tiranën, Prishtinën dhe partnerët ndërkombëtarë. Për këtë arsye, kërkojmë qartësi dhe përgjegjësi: A flet ky koordinator në emër të Qeverisë? Nëse jo, pse Mickoski e mban në zyrën e tij dhe e lejon të flasë në emër të shtetit?

Shqiptarët meritojnë përgjigje të drejtpërdrejta, jo heshtje të qëllimshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume