Struktura politike dhe personalitete të larta kanë qëndruar sot në Selinë e BDI-së në Tetovë, ndërkaq kanë takuar edhe kandidatin e AKI-t për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi.
Të pranishëm kanë qenë një numër i madh i njerëzve me ndikim, ndërkaq kjo dha mesazhin se BDI në Tetovë po merr mbështetje të madhe si asnjëherë më parë.
Për këtë, Rexhepi vlerëson se kontributi i tyre është i domosdoshëm për fitoren e madhe më 19 tetor.
“Takim me struktura politike dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në institucione dhe në Bashkimin Demokratik për Integrim.
BDI është struktura më e fortë dhe më e organizuar politike e shqiptarëve në vend. Kontributi i secilit është i domosdoshëm për fitoren e madhe të 19 Tetorit, me të cilën do ta kthejmë dinjitetin e humbur të Tetovës dhe tetovarëve.
#BashkëPërTetovën ✅“, shkruan Rexhepi.