Maqedonia e Veriut në EKSPO Осака 2025 e paraqiti veten si shtet me kulturë dhe art bashkëkohor, por shqiptarët u lanë jashtë. Në vend që të shfaqej diversiteti, publikut botëror iu ofrua një identitet i njëanshëm, vetëm maqedonas. Nuk u dëgjua kënga shqiptare, nuk u panë veshjet dhe trashëgimia shqiptare, nuk u tregua kultura që prej shekujsh është pjesë e këtij territori. Ky përjashtim nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e një praktike që shqiptarët i trajton si të padukshëm.
Mesazhi ishte i qartë, përbrenda ata mbeten qytetarë të rendit të dytë, ndërsa në arenën ndërkombëtare ato përjashtohen plotësisht.
Më posht keni fotografi të përfaqësimit të shqiptarëve nga qeverisja e kaluar, në Ekspo Dubai, me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare.
Ndërsa sot, jemi të fshirë dhe eleminuar nga çdo aktivitet institucional si shqiptar!
Mgid