Dënojmë ashpër presionet e Ministrit të Ekonomisë, dhe njëherit kryetar i degës së Tetovës, Besar Durmishi ndaj administratës në ministrinë që drejton dhe Komunën e Tetovës.

Kërcënimet ndaj të punësuarve, shantazhet dhe presionet janë të patolerueshme, ndërsa kur ata vijnë nga një bartës i një institucioni shtetëror, paraqesin edhe vepër penale, keqpërdorim detyre dhe shkelje të dinjitetit dhe autonomisë së nëpunësve shtetërorë.

Ju bëjmë thirje të punësuarve në administratën komunale dhe shtetërore që të mos bien në presione të këtilla, këto janë shenja paniku në prag të humbjes dhe shumë shpejtë ato do t’i çlirojmë nga ky diktat dhe represion.

Profesionistët që me nder kryejnë punën e tyre do të jenë të mbrojtur, ndërsa gjithkush që do të tentojë t’i dëmtojë do të mbajë përgjegjësi penale.

Mos keni frikë, as dyshime, puna juaj do të vlerësohet dhe mbrohet, ndërsa kërcënuesit do të përgjigjen para ligjit.

Veprimet e ministrit Durmishi janë antiligjore, andaj ftojnë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurorinë Publike dhe të gjitha organet kompetente që të procesojnë këtë rast për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit në të ardhmen.

I bëjmë thirje edhe zëvendës kryeministrit për Qeverisje të mirë, që një herë të vetme të arsyetojë pozicionin që mban dhe të veprojë ndaj kolegut të tij, ose që sot të jep dorëheqje.

Mgid