BDI i qëndron gjithmonë përballë realitetit dhe të arriturave konkrete për shtetin:
• Anëtarësuam Maqedoninë e Veriut në NATO.
• Nisëmë negociatat me Bashkimin Evropian.
• Nisëm dialogun strategjik me SHBA, duke e vendosur vendin në qendër të partneritetit transatlantik.
• Udhëheqëm OSBE-në në krizën më të madhe të sigurisë në Evropë në fillimin e agresionit Rus në Ukrainë, duke e forcuar rolin ndërkombëtar të vendit tonë.
• Sollëm në Shkup liderët më të rëndësishëm botërorë dhe e ngritëm profilin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
• Për herë të parë, harmonizuam politikën e jashtme me atë të BE-së, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duke dëbuar diplomatë rusë.

Ndërkaq, kjo qeveri e Mickoskit dhe e VLEN-it ka sjellë një realitet krejt ndryshe:
• Kanë bllokuar negociatat me Bashkimin Evropian.
• Në vend të partneritetit strategjik me SHBA dhe BE, kanë zgjedhur partneritet strategjik me Hungarinë.
• Në vend të granteve dhe mbështetjes financiare të BE-së, prioritet po i japin kredive kineze përmes Hungarisë.
• Në vend të integrimit evropian, flasin për treg të përbashkët me Serbinë dhe Hungarinë.

Ky është realiteti i VLEN-it: një Maqedoni e Veriut e lidhur gjithnjë e më shumë me “Botën Serbe” dhe përmes saj me “Botën Ruse”. Dhe këtë nuk e themi ne – këtë e konstatuan 461 eurodeputetë të cilët me votën e tyre miratuan raportin që flet qartë për këtë orientim të rrezikshëm.

Qytetarët e shohin çdo ditë se si “bota serbe” po depërton në çdo segment shoqëror dhe institucional. Ky është realiteti i hidhur që sollën Mickoski dhe VLEN.

Mgid