Beyonce zgjodhi një paraqitje provokuese për të shënuar ditëlindjen e saj të 44-të, duke tërhequr vëmendjen e fansave me një fustan transparent dhe mjaft elegant.

Këngëtarja e “Crazy In Love”, e cila prej kohësh raportohet se po kalon më shumë kohë në një rezidencë luksoze në Cotswolds me bashkëshortin e saj Jay-Z, publikoi një seri fotografish joshëse në Instagram të shtunën.

Ylli i muzikës shihej e veshur me një fustan të kuq të errët, të tejdukshëm, që i ngjitej trupit dhe shfaqte detaje dantelle të grumbulluara në pjesën e poshtme, shkruan DailyMail.


Poshtë tij, ajo kishte veshur një palë të brendshme të zeza me tanga dhe sytjena, duke e bërë dukjen edhe më të guximshme.

Për ta kompletuar pamjen, Beyonce kishte zgjedhur doreza dantelle, këpucë me majë të hapur dhe flokë të gjatë të lëshuar mbi supe në kaçurrela elegante.

Në disa prej fotografive, ajo e shoqëroi veshjen edhe me një xhaketë të kuqe të errët, të hedhur lehtë mbi supe.

Postimi i saj u prit me reagime të shumta nga fansat, të cilët e përgëzuan për elegancën, sensin e guximshëm të modës dhe mënyrën e veçantë se si zgjodhi të festojë këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj.

Mgid