Bilall Kasami shmang përballjen me Mickovskin – fajëson opozitën për retorikë nacionaliste informon Tetovasot.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, ka zgjedhur të mos i përgjigjet drejtpërdrejt deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickovski, të bëra dy ditë më parë, duke preferuar një qasje shmangëse dhe relativizuese.

Në vend që të adresojë mesazhin e kreut të qeverisë, Kasami e ka devijuar vëmendjen drejt opozitës shqiptare, konkretisht ndaj BDI-së, të cilën e akuzon për përpjekje të vazhdueshme për të nxitur një retorikë nacionaliste.
“Ne nuk do të biem në lojën e BDI-së për të krijuar tensione ndëretnike për përfitime politike,” deklaroi Kasami, duke anashkaluar pyetjet direkte për qëndrimin e tij ndaj kryeministrit aktual.

Ky qëndrim i Kasamit është interpretuar nga analistë dhe opinionistë si shmangie nga përballja me Mickovskin, duke ngritur pyetje mbi gatishmërinë e tij për të mbrojtur qëndrime të qarta në një kontekst politik gjithnjë e më të ndërlikuar.

“Në vend që të përballet me Mickovskin dhe të artikulojë pozicionin e tij ndaj qeverisë aktuale, Kasami e ka orientuar debatin drejt një narrative të njohur kundër BDI-së, duke tentuar ta shmangë debatin real për raportet me pushtetin qendror,” komentojnë burime të afërta me zhvillimet politike në Tetovë.Tetovasot

Mgid