Blerand Ramadani sonte ka marrë pjesë në hapjen e shtabit të AKI-së në Dollnen. Ai nga Dollnei çoi një mesazh se e ardhmja nuk ndërtohet mbi ndarje, por mbi partneritet dhe bashkëpunim. Shqiptarë e maqedonas, vetëm si popuj shtetformues të barabartë mund ta çojmë këtë vend përpara.

“Nuk munda te mos jem pjesë e hapjes së shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Dollnen, një hap që dëshmon unitetin dhe vendosmërinë tonë.
Nga ky vend u përcoll një mesazh i qartë:
-Barazia nuk është privilegj, por e drejtë.
-E ardhmja nuk ndërtohet mbi ndarje, por mbi partneritet dhe bashkëpunim.
-Shqiptarë e maqedonas, vetëm si popuj shtetformues të barabartë mund ta çojmë këtë vend përpara. #Bashkë #AKi #19Tetori” ka shkruar Blerand Ramadani kandidat i AKI-ës për Sarajin.

Mgid