Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, Iljas Veseli, si dhe këshilltarët e nëndegës Saraj, morën pjesë në provat gjenerale të valltarëve të ansamblit “Drita e Dervenit”, para paraqitjes së tyre madhështore në Turqi.
Ky ansambël, i përbërë nga djem e vajza të talentuar, është shembull i përkushtimit dhe dashurisë për kulturën kombëtare. Me elegancë, pasion dhe mjeshtëri, ata mbajnë gjallë traditën shqiptare dhe e prezantojnë Sarajin e gjithë kombin tonë në skenat ndërkombëtare.
“Komuna jonë do të qëndrojë gjithmonë në krah të tyre, duke i mbështetur fuqishëm këta ambasadorë të artit dhe kulturës shqiptare. Me vallen e tyre, ata na bëjnë krenarë kudo në botë!”, u shpreh Ramadani.