Kandidati i AKI për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një vizite në Bojanë ka vlerësuar traditën e prodhimit të rrushit në këtë rajon, duke e cilësuar si “trashëgimi të çmuar dhe sinonim të mikpritjes” informon Tetovasot.

Ai premtoi mbështetje konkrete për vreshtarët me projekte moderne për ujitje “pikë për pikë”, me qëllim eficiencë dhe kursim të ujit, si dhe mundësi për qasje të drejtpërdrejtë në rrjetin elektrik për të lehtësuar punën dhe për të shtuar prodhimtarinë.

“Panoramat e Bojanës janë unike. Angazhimi ynë është i sinqertë dhe i vendosur, që këtë pasuri natyrore dhe historike ta kthejmë në motor të zhvillimit bujqësor e turistik të Sarajit,” deklaroi Ramadani.TS

Postimi i plotë i Ramadanit:

Nga Bojana e Dervenit , i gjithë rajoni shijon rrushin më të ëmbël, i cili ka fituar emër falë duarve të palodhura të bojanalive dhe angazhimit historik të Selim Bojanës. Ky është trashëgim i çmuar që e bën Bojanën jo vetëm sinonim të mikpritjes, por edhe zemër të prodhimit bujqësor të komunës sonë.
Si menaxhment i ardhshëm i komunës, ne zotohemi të asistojmë vreshtarët e Bojanës me projekte moderne për ujitje me sistem “pikë për pikë”, duke garantuar eficiencë dhe kursim të ujit, si dhe me iniciativën për qasje të drejtpërdrejtë në rrjetin elektrik, që të lehtësohet puna dhe të shtohet prodhimtaria.
Panoramat e Bojanës janë unike, ndërsa angazhimi ynë është i sinqertë dhe i vendosur, ta kthejmë këtë pasuri natyrore dhe historike në motor të zhvillimit bujqësor e turistik të Sarajit.

Mgid