Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Derveni, të cilin e cilësoi si një frymëzim të vërtetë. Ai theksoi se sugjerimet dhe energjia e tyre janë dëshmi se rinia përbën forcën më të madhe të komunës.

“Me ju, ëndrra jonë për një Saraj modern bëhet realitet”, u shpreh Ramadani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të rinjtë në procesin e zhvillimit të Sarajit.

Ramadani shtoi se vizioni i tij për komunën bazohet në idetë, kreativitetin dhe energjinë e brezit të ri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume