Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 4 deri më 14 shtator 2025 do të mbahet në Liverpool të Anglisë.
Ekipit i prin medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku, vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku, si dhe Loris Idrizi.
Është ky Botërori i parë i organizuar nga Federata e re e cila menaxhon me boksin ndërkombëtar, World Boxing.
Shpresojmë që boksierët kosovarë të kenë fat në short dhe në rrugëtimin e tyre drejt medaljeve botërore.
Mgid