Ky fakt është trishtues, realisht. Unë mesa e di, në korrik sipas open finance kanë qenë 720 kontrata, edhe atë me vlerë deri në 50 mijë denarë për njerëz që rrinë në shtëpi, të cilët janë aktivistë partiak, që kanë për detyrë të shkruajnë nëpër rrjete sociale dhe shajnë oponentët politik. Dmth me para të qytetarëve, paguhen aktivistët partiak. 720 kontrata në korrik, nëse e marrim mesataren 30 mijë denar, nëse e kalkulojmë mirë janë diku 350 mijë euro në muaj. Paramendoni çka do bëhej me 350 mijë euro në muaj në çdo lagje. 350 mijë këtë muaj në Gazi Babë, 350 mijë në Serovë, 350 në Dizhon, …
Prandaj Çairi është në këtë gjendje, sepse aktivistët partiak mbahen me mjetet tona, në një komunë që ka buxhet të limituar, në një komunë ku 67% e buxhetit shkon për rroga. E tash me pjesën tjetër e mbajnë partinë, për shkak se kanë formuar parti të re edhe tash qytetarët duhet të e mbajnë partinë.
Ne ditën e parë do i revidojmë këto kontrata. Kontrata do kenë vetëm njerëzit që do punojnë.
Të bashkangjitur ua dërgojmë linkun: