Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, vlerësoi se tubimet e fundit publike dhe pjesëmarrja masive pasqyrojnë energjinë e re që po mbizotëron në komunë dhe që paraqet një mesazh të qartë për nevojën e ndryshimeve. Siç theksoi ai, mesazhi që e ka dëgjuar gjatë takimeve derë më derë dhe në ngjarjet publike është se banorët kërkojnë dinjitet dhe një cilësi më të mirë të jetës.

“Po ndodh diçka e pazakontë. Një lloj mobilizimi që nuk është tipikisht partiak. Kanë ardhur njerëz që na kanë thënë, dhe atë në numër shumë të madh: vitin e kaluar kemi votuar për ata, por kemi gabuar. Tani duam ta mbështesim kauzën tuaj. Kanë ardhur edhe njerëz të papërcaktuar, të cilët më thanë: ne kurrë nuk kemi votuar, kurrë nuk kemi dalë në zgjedhje, kemi qenë apolitikë. Por kësaj here nuk duhet të heshtim. Kjo është një energji që vlon,” tha Osmani.

Ai theksoi se mobilizimi i qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo politike, është dëshmi e dëshirës për t’u kthyer dinjiteti dhe për t’u ndërtuar një kulturë e re politike në Çair.

“Që nga dita e parë kam thënë: nuk hyra në këtë garë për ta udhëhequr komunën, por për ta kanalizuar këtë energji të zemërimit, të revoltës që e dëgjoj nga çdo njeri që e kam takuar. Kam takuar mijëra njerëz gjatë këtyre tre muajve të fushatës. Dhe ata flasin për dinjitetin tonë kombëtar që na është marrë dhe poshtëruar, por flasin edhe për dinjitetin e jetës në Çair,” theksoi kandidati.

Osmani përfundoi se “ndryshimi historik” tashmë ka filluar dhe se energjia e re që po demonstrojnë qytetarët do të jetë forca shtytëse për një Çair më të mirë.
[30/09, 22:33] Lejla Emrullai: Bujar Osmani: Çairi është komunë e robëruar, por me ndershmëri dhe disiplinë do ta kthejmë në duart e qytetarëve

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij drejtuar banorëve e përshkroi gjendjen aktuale në komunë si alarmante dhe të padenjë për qytetarët që jetojnë atje. Ai tha se Çairi është i robëruar nga një grup i vogël njerëzish që e përdorin komunën për interesa personale, e jo për nevojat e qytetarëve.

“Thjesht nuk mundet që 20 vjet kjo komunë të jetë e robëruar nga dy persona që e drejtojnë nga një komunë tjetër. Si të mos jemi të aftë ta drejtojmë komunën tonë me 18.000 banorë? Një komunë e robëruar nga një klikë që e ka fshirë kufirin mes partisë dhe shtetit, dhe që e ka shndërruar komunën në servis të disa individëve, në vend që të jetë servis i qytetarëve”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se Çairi sot përballet me probleme serioze: rrugë të mbushura me mbeturina, parqe ku fëmijët luajnë në papastërti, ndërtime komerciale pa leje që ua marrin ajrin dhe ujin qytetarëve, trafik të kolapsuar, si dhe rrugë të pasigurta me ndriçim të dëmtuar.

“Ne marrim mesazhe nga qytetarët se ata duan ndryshim. Jo vetëm ndryshim njerëzish, por edhe ndryshim të kulturës politike. Prandaj them se Çairi do të ketë një udhëheqje që do t’ia kthejë dinjitetin, do ta rrisë vlerën e komunës, do ta rrisë vlerën e pronave tuaja dhe do të sigurojë jetë normale për njerëzit që për vite me radhë ishin të privuar, sepse prioritet kanë qenë interesat komerciale të disa individëve”, theksoi Osmani.

Në këtë drejtim, ai paralajmëroi një plan të qartë për ndryshime: krijimin e një shërbimi komunal higjienik me 120 të punësuar që do të kujdesen për pastërtinë e çdo rruge; futjen e transparencës së plotë përmes transmetimit të drejtpërdrejt të tenderëve, që qytetarët të shohin si shpenzohen paratë e tyre; ndalimin e ndërtimeve komerciale pa leje dhe mbrojtjen e atyre që janë mashtruar gjatë blerjes së banesave; si dhe urbanizimin e Çairit për të liruar hapësira për gjelbërim dhe zona publike.

“Nuk do të ketë më ndërtime komerciale pa leje. Do të ketë rregull. Për pallate që dikush mendon t’i ndërtojë për të përfituar personalisht, pa paguar taksa, kjo nën udhëheqjen time nuk do të ndodhë kurrë. Nuk do të ndodhë më që Çairi të shpallet komuna më e papastër në Shkup. Misioni ynë është ta kthejmë komunën në duart e qytetarëve, me ndershmëri, disiplinë dhe përkushtim”, tha Osmani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com