Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i punëve të jashtme, e dënoi manipulimin me videon e tij ku flet për konfliktin izraelito-palestinez. Ai theksoi se me qëllim është prerë pjesa ku flet për mbështetjen e Palestinës, me qëllim që të krijohet një imazh i rremë për qëndrimin e tij.

“Para se të bëhesha ministër i punëve të jashtme, vendi nuk kishte qëndrim për mbështetjen e shtetit palestinez. Ajo që bëra unë ishte politika e dy shteteve, që është politikë e BE-së, ta zyrtarizojmë si politikë të jashtme. Dhe, Maqedonia e Veriut tani e mbështet formimin e shtetit palestinez. Ky është kontributi ynë, kontributi im, në formësimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut,” theksoi Osmani.

Ai akuzoi se shtabet opozitare me qëllim e kanë lënë jashtë këtë pjesë të videos për të manipuluar votuesit:
“E çka bëjnë shtabet e kundërshtarëve? Shkuan dhe e prenë videon, pjesën për Palestinën. Për çfarë? Vetëm për të manipuluar votuesit e tyre. A duhet të biem kaq poshtë?” pyeti Osmani.

Në deklaratën e tij Osmani përsëri theksoi rëndësinë e debatit kulturor dhe respektit në komunikimin politik.
“Ua kam thënë vullnetarëve në fushatën time: asnjëherë mos e ulni debatin në atë nivel. Bisedoni me njerëzit me ide, për vizion – njerëzit janë të uritur për debat kulturor.” përfundoi ai.

Mgid