Kandidati i koalicionit AKI për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një vizitë në lagjen rome të kësaj komune, një zonë që ndodhet në qendër të Çairit, por që për vite me radhë ka mbetur jashtë vëmendjes institucionale.
“Sot vizitova një shtëpi modeste në lagjen rome të Çairit një lagje që ndodhet në zemër të qytetit, në vendin më të bukur gjeografikisht, por që ka mbetur më e neglizhuara dhe më e paurbanizuar.
Aty ku mungon infrastruktura, nuk mungon zemra e madhe e njerëzve.
Ata më pritën me dashuri e besim.
U thashë se kam plane serioze dhe se tashmë kam folur me miq në Bruksel dhe i kam prezantuar për këtë lagje; ka interes të madh për të ndihmuar këtë komunitet të harruar e të keqpërdorur me vite.
Ky është momenti që Çairi ta kthejë sytë nga kjo lagje dhe ta bëjë pjesë të zhvillimit dhe dinjitetit qytetar” ka shkruar Osmani.
Ndryshe në anketat e fundit të agjencisë Rejting, Bujar Osmani ishte 8% para Izet Mexhiti si dhe anketa e IRI-it në nivel nacional është 14% me 5 % nëse përkthehet në numra, AKI-ja pritet të merr 150 mijë vota ndërsa VLEN 50-60 mijë vota./TS/