pas përfundimit të Konventës promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), e cila u mbajt me pjesëmarrje masive në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, kandidati për Komunën e Çairit, Bujar Osmani ka reaguar përmes një postimi të fuqishëm në rrjetin social Facebook.

Duke e përshkruar konventën si një referendum popullor për dinjitet dhe bashkim, Osmani falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe dërgoi një mesazh të qartë ndaj atyre që tentojnë të nëpërkëmbin vlerat e shqiptarëve.

️ “Populli iu përgjigj thirrjes sonë për referendum. Kurrë mos guxoni të prekni njerëzit në dinjitetin e tyre dhe në atë që është më e shenjtë, sepse kjo është përgjigja që do të merrni.” – shkroi Osmani në Facebook./TS

 

Mgid