Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Basel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofanziv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.

Në mungesë të Zhegrovës, Rashicës e Hadërgjonajt, trajneri gjerman është duke i provuar skemat dhe mbulimet e tyre.

Kosova do të luajë të premten me Zvicrën, kurse të hënën tjetër me Suedinë në shtëpi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume