S’e kemi pritur: Kosova i nis kualifikimet e Botërorit me humbje të turpshme

Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar një humbje të thellë në xhiron e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Dardanët” u mposhtën thellë nga Zvicra në Bazel, me shifrat prej 4-0.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Manuel Akanji në minutën e 22-të, pas një goli të shënuar me kokë.

Më pastaj, pas tri minutave, golin e radhës për 2-0 e shënoi Breel Embolo.

Për 3-0, rrjetën e golit e gjeti Widmer, i cili shënoi në minutën e 40-të.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Breel Embolo doli përsëri në skenë për golin e katërt të ndeshjes.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa pjesa e dytë prodhoi më pak raste të mira shënimi.

Zvicra i kishte dy përmes Embolos – një e ndali Arijanet Muric, teksa tjetrën e shndërroi në gol, mirëpo u anulua shkaku i offside.

Kosova tashmë është e fundit në grupin B, pas xhiros së parë. E para është Zvicra.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan në shtëpi ndaj Suedisë, më 8 shtator./

Mgid