Rami Mislimi
Askush nuk e kishte menduar dhe as që do ta imagjinonte se në shpirtin dhe zemrën e një nëne nga Likova do të kishte vend për dashuri dhe ëndërr për të përqafuar si djalin e saj Bujar Osmanin nga Çairi.
Nga ai përqafim i sinqertë, pa hile, i një nëne nga Likova edhe pse ajo nuk e voton Bujarin u dha një mesazh dhe dashuri e madhe për figurën e tij, për shpresën e Çairit dhe për një djalë të ri që e do këtë vend.
Bujari nuk e dinte se kush ishte nëna, nga vinte, apo çfarë orientimi politik kishte familja e saj, ai trokiti në derën e saj si mysafir, me zemër dhe buzëqeshje të ngrohtë.
Përqafimi i nënës nga Likova ishte ndër përqafimet më të sinqerta që mund të japë një nënë, sepse vetëm një nënë e ndjen dashurinë thellë në shpirt. Po të mos e ndjente ngrohtësinë dhe sinqeritetin e Bujarit, ajo nuk do të kishte kërkuar kurrë as përqafim, as fotografi.
Si mund ta dinte ajo nënë nga Likova se djali i saj është me një parti tjetër, e që partia ku është djali i saj nuk kanë dikë si Bujari?
Por ajo tregoi një sinqeritet të pastër, sepse pavarësisht bindjeve politike të djalit apo të familjes, ajo beson se figura si Bujari mund ta përmirësojë edhe jetën në Likovën e saj. Prandaj edhe u fotografua me të, sepse i beson Bujarit, e do dhe shpreson tek ai e përqafoi pa hile, pa urrejtje, pa parti.
Ky tentim për të manipuluar përqafimin e nënës nga Likova tregon edhe egërsinë e jetës politike të VLEN-it , që tentoi ta përdhosë sinqeritetin e saj, ta nëpërkëmbë mendimin dhe ëndrrën e saj për një figurë si Bujar Osmani.
Edhe pse u përpoqën të fusin përçarje brenda familjes së saj te djali, te rrethi ata kurrë nuk do të mund ta zhdukin dashurinë e një nëne për djalë si Bujari.
Mund ta detyroni atë nënë të mos e votojë Bujarin, ta ndaloni të fotografohet apo ta përqafojë, por kurrë nuk mund t’ia ndaloni shpresën dhe dashurinë që ajo ndjen për të, si për një djalë që mund t’ia ndryshojë jetën e saj edhe pse ajo jeton larg nga Çairi.
Sepse përqafimi i nënës është më i madh se çdo votë e marrë me dhunë.
Ju mund të ia merrni votën, por kurrë nuk ia merrni dashurinë.
Sot, Bujari ka nevojë jo vetëm për vota, por edhe për mbështetje shpirtërore. Sepse vota nesër mund të harrohet, por dashuria e një nëne, ajo mbetet dhe bëhet histori.
Zemra e nënës është më e sinqerta, andaj edhe ajo e ndjeu se kënd e përqafoi!