Denion Meidani në Dibër: Drekë miqësore me kryetarin Hekuran Duka, fokus te bashkëpunimi dhe zhvillimi i zonës

Një takim miqësor mes Denion Meidanit dhe kryetarit të komunës së Dibrës, Hekuran Duka, ka qenë në qendër të një postimi të fundit në rrjetet sociale, ku Meidani vlerëson punën e Dukës si një drejtues me “përkushtim dhe maturi”.
“Një dibran i vërtetë,” e cilëson ai kryetarin Duka, duke nënvizuar se bashkë kanë çuar përpara disa projekte me rëndësi për zonën. Meidani shpreh respekt për vizionin dhe qasjen e Dukës ndaj zhvillimit të Dibrës, duke e konsideruar një figurë që ka lënë gjurmë në drejtimin vendor.
Meidani ndalet edhe te bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e Dibrës. Ai përshkruan me emocion karakterin unik të kësaj zone: “male që prekin qiellin, lumenj që rrjedhin si kujtime, fshatra që ruajnë shpirtin e kohës”. Sipas tij, Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm që “meriton të zbulohet dhe të zhvillohet më tej”.
Ky takim duket se është pjesë e një angazhimi më të gjerë për të thelluar bashkëpunimin mes aktorëve lokalë dhe atyre kombëtarë në funksion të zhvillimit të zonave me potencial të madh natyror dhe kulturor si Dibra.