Tubimi i shumëpromovuar i koalicionit VLEN, i mbajtur mbrëmjen e sotme në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ka dështuar të mbledhë mbështetjen e pritur, pavarësisht mobilizimit të madh dhe aleancave të reja politike.
Sipas pamjeve dhe raportimeve nga vendngjarja, salla ka mbetur pjesërisht bosh, edhe pse në të ishin të pranishëm edhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së si dhe komuniteteve tjera jo-shqiptare, përfshirë edhe pjesëtarë të komunitetit rom.
“As VMRO-ja, as romët nuk arritën ta mbushin sallën. Shqiptarët po qëndrojnë larg VLEN-it,” komentuan qytetarët në rrjetet sociale./TS
Mgid