Prezantuesi i njohur, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa informacione të reja rreth edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, duke rritur kështu pritshmëritë e publikut për një sezon edhe më emocionues.
Në rrjete sociale, Alaudini bëri të ditur se përgatitjet për spektaklin më të madh televiziv në vend janë në proces.
Megjithatë, ai nuk zbuloi ende një datë të saktë se kur do të nisë aventura e re në shtëpinë më të famshme.
Foto: Instagram
Sa i përket banorëve, moderatori tregoi se procesi i përzgjedhjes është drejt fundit dhe se këtë vit publiku mund të presë surpriza të mëdha.
“Janë super karaktere”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se në shtëpi do të futen figura që premtojnë dinamika.
Ky edicion pritet të jetë një ndër më të ndjekurit, pasi Big Brother VIP Kosova ka arritur të kthehet në fenomen mediatik në edicionet e mëparshme, duke mbajtur publikun të mbërthyer pas ekranit me lojërat, strategjitë dhe historitë e banorëve.
Sidoqoftë, ka kohë akoma për të mësuar rreth asaj se kush do të jetë e çfarë gjegjësisht do të sjellë.