Banorët e lagjes Gazi Babë janë privuar sot nga një e drejtë themelore: uji i pijshëm. Sipas tyre, shkak për ndërprerjen ka qenë një ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit nga një ndërtesë e re, për të cilën pretendohet se po ndërtohet nga dhëndri i kandidatit për kryetar komune të Çairit, z. Izet Mexhiti.
Banorët e revoltuar, që kanë qëndruar pa ujë gjatë gjithë ditës, denoncojnë edhe një problem më të thellë: rënien e ndjeshme të presionit të ujit në lagje, si pasojë e ndërtimeve të shumta të ndërtesave pa leje ose me leje të dyshimta, të cilat sipas tyre janë miratuar nga struktura të afërta me pushtetin lokal.
Sipas banorëve, shumë prej këtyre objekteve kanë instaluar pompa të fuqishme që tërheqin ujin direkt nga rrjeti, duke lënë pa furnizim shtëpitë në pjesën e sipërme të lagjes. Ata shprehen të shqetësuar se pikërisht personat që kanë lejuar këtë situatë, tani po kandidojnë për ta drejtuar edhe më tej komunën, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve të jetesës.

Mgid