Një histori frymëzuese suksesi vjen nga Sllatina e Komunës së Tearcës. Dijar Idrizi, vetëm 10 vjeç, ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih të Zvicrës.

Dijari u dallua fillimisht në Maqedoninë e Veriut në kuadër të programit “BrainoBrain”, ku shpallet kampion kombëtar. Ky sukses i hapi dyert drejt garës prestigjioze në Zvicër, ku ai arriti të ngjitet në majën e matematikës ndërkombëtare për moshën e tij, përcjell TS.

Ky talent i jashtëzakonshëm shqiptar është shembulli më i mirë se në viset tona po rriten fënijë që po e ngrenë lart emrin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Familjarët dhe mësuesit e tij nga Sllatina shprehen krenarë për arritjen e Dijarit,

Suksesi i tij në Zyrih shihet jo vetëm si fitore personale, por edhe si një mesazh shprese dhe motivimi për të gjithë nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë./TS/

Mgid