Gjatë ditës së djeshme është mbuluar me dhe një pjesë e hapësirës së deponisë Drislla nga e cila kishte tym. Sot mbulimi me dhe vazhdon pasi gjatë ditës së djeshme dje ishin kryer disa punë logjistike të cilat mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te pika kritike, informoi sot në mëngjes drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.
Tymi nga deponia Drislla ende është aktiv, por në një vëllim shumë më të vogël. Deponia e egër Vardarishte, është shuar plotësisht dhe nga ajo nuk ka tym.
Në lidhje me polemikat nëse ajri plotësisht është ndotur nga deponia Drislla, nga DMSH rekomandojnë që të kërkohen informata zyrtare nga Ministria kompetente e Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor ku ekziston Departamenti për monitorimin e cilësisë së ajrit.