Gjykata penale Shkup e shpalli të fajshme ish-drejtoren e Agjencisë Kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova për veprën penale keqpërdorim i detyrës dhe kompetencës zyrtare dhe e dënoi me dënim burgimi prej dy vjetësh. Dimova duhet të paguajë gjithashtu tarifë gjyqësore prej 10 mijë denarësh dhe të mbulojë shpenzimet gjyqësore, si dhe brenda një afati prej gjashtë muajsh duhet të kompensojë dëmin prej 22,7 milion denarësh ndaj Agjencisë Kombëtare.
Gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska e liroi Dimovën për veprën mashtrim, dhe të akuzuarën e tretë Ana Pavlidu për punë të papërgjegjshme në shërbim. Sipas aktakuzës, Dimova me veprime joprofesionale dhe të papërgjegjshme mundësoi përfitim të paligjshëm material për persona të tretë, me çka u shkaktua dëm prej 2,8 milionë denarësh në Fondet Evropiane. Aktakuza kundër Dimovës është dorëzuar në qershor 2022./