Pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet”. Zëvendës drejtori i Fondit Pensional, i emruar nga koalicioni i partive shqiptare në Qeveri ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes me “Republika Sërbska” të udhëhequr nga Millorad Dodik, bashkë me drejtorin e këtij institucioni që vjen nga partia ZNAM.

Me këtë akt, koalicioni VLEN edhe zyrtarisht bëhet pjesë e “Sërbski Svet”, duke u radhitur krah Stoilkoviçit, Dimitrievskit dhe Mickoskit në projektin më të rrezikshëm antishiqptar dhe anti europian.

Shqiptarët tanimë e kanë të qartë se partitë në Qeveri, pjesë e koalicionit VLEN, nuk janë vetëm vasal të heshtur, por kanë shkuar një hap më tej, duke u bërë edhe shërbetorë aktiv dhe realizatorë të skenareve të kësaj Qeverie monoetnike dhe antishqiptare.

Prandaj zgjedhjet e 19 Tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje komunale, por një referendum kundër “Sërbski Svet” dhe për rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve në RMV.

Mgid