Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk do ta nisë nga fillimi ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi dardan, si përforcimi i ri i Juventusit, u ftua sot për ndeshjen e Juventusit ndaj Dortmundit, në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, ai nuk do ta nisë nga fillimi dhe kështu do të jetë në bankën rezervë, në disponim të Igor Tudor.
Zhegrova në fakt nuk pritej të ftohej fare për këtë ndeshje, pasi vetë Tudor kishte thënë se do ta integronte yllin kosovar që nga ndeshja me Veronan, që luhet në këtë fundjavë. Andaj, ftesa e tij për këtë ndeshje ishte befasuese.
26-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Lille në ditën e fundit të merkatos, për shumën e 20 milionë eurove – së bashku me bonuset.
Ndeshja Juventus – Dortmund luhet në “Allianz Stadium” dhe nis nga ora 21:00.