Eksponentët e Besëlidhja AKI, Kandidati për kryetar të Shkupit, Zejd Rexhepi dhe bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, mbrëmë janë takuar me legjendën e mundjes, kampionin olimpik nga Shkupi, Shaban Tërstena.
Rexhepi për takimin miqësor me legjendën e mundjes, Tërstena, ka shkruar se takimi me të është frymëzim për brezat, shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që e bën të pamundurën të mundur.
Shkrimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdi:
çë ë ë
Mbrëmë, kishim kënaqësinë të jemi në konak te njëri prej emrave më të mëdhenj të sportit shqiptar dhe olimpik – Shaban Tërstena, kampion olimpik dhe bartës i 19 medaljeve në fushën e mundjes.
Historia e tij është frymëzim për brezat, shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që e bën të pamundurën të mundur.
Ndër të tjerat, u dakorduam se është e domosdoshme që institucionet duhet të rrisin mbështetjen ndaj sportit, jo vetëm për kampionët tanë të së shkuarës, por edhe për gjeneratat e reja që po rriten me ëndrra të mëdha, sepse sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ta ngritur sportin në nivelin që meriton.
Gjithashtu ishim të nderuar me nga një kopje të librit – “Rruga e kampionit olimpik”.