Kandidati i AKI-së për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqësisë aktuale, duke deklaruar se komuna ndodhet para falimentimit me mbi 6 milionë euro borxh informon Tetovasot .

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025 borxhi është rritur ndjeshëm. “Ky është shkatërrim financiar, falimentim i qëllimshëm – kjo është grabitje. Dikush duhet të japë llogari dhe të dalë para drejtësisë për të shpjeguar se ku shkuan këto miliona”, ka deklaruar Sulejmani.

Ai theksoi se kjo udhëheqësi ka shkatërruar jo vetëm komunën, por edhe dinjitetin e banorëve. “Koha e tyre ka mbaruar. Ditën që do të marr mandatin do të bëj revizion dhe do të ketë përgjegjësi për këto keqpërdorime. Zhelina nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale – ne do t’ua kthejmë qytetarëve nderin, shpresën dhe të ardhmen”, tha ai.

Mgid