Kandidati për komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, nëpërmjet një videoje të publikuar, ka paraqitur realitetin e vështirë me të cilin përballen qytetarët e kësaj komune. Ai thekson se në Zhelinë është humbur çdo shpresë, por premton se me ardhjen e tij do të rikthehet besimi dhe dinjiteti.

“Pa ujë, pa shpresë, pa dinjitet dhe me miliona euro borxh – kjo është gjendja aktuale në Zhelinë. Koha e tyre po përfundon, koha jonë po vjen!”, ka deklaruar Sulejmani, duke shpërndarë edhe një video ilustruese.

Ai bën thirrje për ndryshim urgjent në qeverisjen lokale, duke akuzuar pushtetin aktual për keqmenaxhim dhe paaftësi në zgjidhjen e problemeve themelore të qytetarëve.

Mgid