Përshkallëzohen protestat në Nepal, protestuesit djegin shtëpinë e kryeministrit dhe Parlamentin (VIDEO)

Protestuesit në Nepal kanë agravuar gjatë tubimeve të tyre, duke përfunduar deri në djegien e ndërtesave qeveritare, stacioneve të policisë dhe shtëpitë e politikanëve në kryeqytetin e Nepali, Katmandu, pasi trazirat vazhduan për një ditë të dytë, edhe pas dorëheqjes së kryeministrit K.P. Sharma Oli dhe heqjen e kufizimeve në mediat sociale.
Dorëheqja e Olit pa një zëvendësues në thelb e la vendin “pa kokë”. Disa zyrtarë të tjerë të rangut të lartë gjithashtu dhanë dorëheqjen, sipas New York Times. Kujtohet se të hënën, autoritetet hapën zjarr ndaj një turme protestuesish të rinj, duke vrarë të paktën 19 persona, në një nga trazirat sociale më të përhapura vitet e fundit në vendin e Azisë Jugore.
Protestuesit i vunë zjarrin shtëpisë së K.P. Sharma Oli dhe hodhën mobilje për të ndezur flakët, ndërsa thyen dritaret me gurë dhe tulla. Në mesditë, K.P. Sharma Oli njoftoi dorëheqjen e tij, “në mënyrë që të ndërmerren hapa për një zgjidhje politike”, tha ai në një letër drejtuar presidentit të Nepalit, Ramchandra Pudel. Një këshilltar i Pudel tha për Reuters se dorëheqja ishte pranuar dhe se presidenti kishte filluar “procesin dhe diskutimet për një udhëheqës të ri”.
Sipas Reuters, të rinjtë hynë në kompleksin e Parlamentit për të dëgjuar për dorëheqjen e kryeministrit, duke ngritur duart në ajër dhe duke bërtitur parulla ndërsa tymi dilte nga pjesë të ndërtesës.
Manifestantes irrumpen en la sede del Partido Comunista de Nepal y quitan la bandera del martillo y la hoz. pic.twitter.com/qQQ1nt6ZJ7
— Wall Street Wolverine (@wallstwolverine) September 9, 2025
“Ne kemi fituar”, shkroi një protestues me shkronja të mëdha portokalli në një mur të ndërtesës së parlamentit, ndërsa një tjetër aty pranë bëri shenjën e fitores me gishta.
Megjithëse protestuesit mbeten në rrugët e qytetit, nuk pati përplasje apo dhunë, pasi forcat e sigurisë nuk ndërhynë ose u përpoqën të përdornin forcë, thanë dëshmitarët okularë për Reuters. Pavarësisht shtetrrethimit që hyri në fuqi në mëngjes, grupe protestuesish të rinj dolën në rrugët e Katmandu dhe sulmuan ndërtesat publike dhe rezidencat e udhëheqësve politikë.