Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se kryeministri i vendit duhet ta mendojë më seriozisht procesin e eurointegrimit.

“Rezoluta për eurointegrimet nuk ka lojëra apo llogaritje të fshehta,” tha Filipçe.

Mickoski tha se është e nevojshme një politikë e qartë, jo shpenzime të nxituara, por sipas Filipçes në qeverisjen e kaluar janë gjetur zgjidhje që e kanë afruar vendin me BE-në.

“Mendoj se nëse VMRO-DPMNE dhe kryeministri do të kenë këtë qasje serioze ndaj temës – dhe nuk shoh arsye pse të mos kenë – atëherë besoj se do të gjejmë një zgjidhje. Gjithçka që është bërë në fushën e eurointegrimeve në periudhën e kaluar është brenda kornizës dhe kontekstit të interesave të larta shtetërore. Gjithmonë është kushtuar kujdes i madh për elementët tanë identitarë dhe për pozicionet e shtetit”, tha Filipçe.

Mgid