Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, thuhet se po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga futbolli profesionist në moshën 31-vjeçare.
Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda javës së ardhshme.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Lille skadoi këtë verë.
Ndërsa thuhet se ka marrë oferta nga klube në lindjen e mesme, ai mbetet i pasigurt për të ardhmen e tij nëse ka dëshirë të vazhdoj të luaj, për shkak të një dëmtimi të vazhdueshëm në gju që ka dëmtuar karrierën e tij që nga Kupa e Botës 2018.
Libre et enfin guéri de son genou gauche, le champion du monde 2018 Samuel Umtiti se donne jusqu'au 10 septembre pour trouver un nouveau club. Ou mettre un terme définitif à sa carrière, à 31 ans.
➡️ https://t.co/mwp0p1tDVM pic.twitter.com/fE4MHn3i9B— L'Équipe (@lequipe) September 2, 2025
Ai dikur konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por karriera e tij është penguar nga lëndimet.
Umtiti luajti ndeshjen e fundit zyrtare në janar 2024. Në sezonin 2024/25, mbrojtësi veteran nuk bëri asnjë paraqitje për shkak të një dëmtimi.