Një stuhi me reshje të rrëmbyeshme shiu që goditi Spanjën lindore ka shkaktuar anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash, veçanërisht në rajonin e Valencias.

Një paralajmërim portokalli është në fuqi në këtë zonë për shkak të rrezikut ekstrem të motit, me reshje që arrijnë deri në 180 litra për metër katror në dymbëdhjetë orë, raportoi Efe. Sipas zëdhënësit të Agjencisë Shtetërore Meteorologjike (Aemet), Ruben del Campo, situata pritet të jetë “shumë e pafavorshme” në pjesën lindore të Gadishullit Iberik gjatë ditës, dhe parashikohet që reshjet përgjatë bregdetit mesdhetar të Spanjës ka të ngjarë të kalojnë sasinë prej 300 litrash për metër katror.

Stuhia pritet të godasë Ishujt Balearik duke filluar nga nesër, ku paralajmërimi për mot ekstrem do të rritet në nivelin portokalli.

Mgid