Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca për Konsolidim dhe Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka nisur një fushatë tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në garat lokale informon Tetovasot.
Me sloganin “#BashkëPërTetovën”, Rexhepi po zhvillon një fushatë moderne, gjithëpërfshirëse dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke trokitur derë më derë në çdo lagje të Tetovës. Qasja e tij thekson pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje, me theks të veçantë në zërin e komunitetit si bazë për çdo projekt dhe vendim të ardhshëm plecjellë Tetovasot.
“Zëri yt është kryefjala e vendimmarrjes. Vetëm bashkë mund ta bëjmë Tetovën një qytet më të denjë për të gjithë,” thekson Rexhepi në takimet me qytetarë, duke refuzuar retorikën boshe dhe duke u fokusuar në probleme konkrete dhe zgjidhje reale.
Në të njëjtën kohë, fushata e AKI-së është duke u shoqëruar edhe me një prezencë të fortë digjitale – video-mesazhe nga terreni, dëshmi nga qytetarët, dhe përditësime të drejtpërdrejta që e sjellin kandidatin më afër çdo qytetari, sidomos të rinjve.
Fushata e Rexhepit po perceptohet si një frymë e re në skenën politike lokale, ku dialogu, transparenca dhe pjesëmarrja po vihen në qendër, përkundër modeleve tradicionale të komunikimit njëdrejtimësh.
Me këtë qasje, Bajram Rexhepi dhe AKI synojnë jo vetëm fitoren, por edhe ngritjen e një standardi të ri politik në Tetovë.Tetovasot