Kandidatët e VREDI-t në garën e zgjedhjeve lokale përballë kandidaturave te AKI ( garë për të cilën unë nuk mbështes asnjë subjekt politik, aq më tepër ata të VREDI-t) janë dë disfavor dhe tepër zhgënjyes.

Në pamje të parë vredistët duken sikur shkojnë në varrim dhe jo në një fushatë zgjedhore për të promovuar kandidatët e saj në mbarë vendin.Disa nga këto kandidatura si oligarku i pushtetit Mendiu dhe servili Fatmiri, janë kandidatura të dalur nga xhepi i Mickos që do të mbështeten nga komitët dhe VREDI në Strugë dhe në Kërçovë.

Micko i ka bërë llogaritë se me komitët dhe vredistët do t’ia “rikthej komitëve” shkëlqimin e pushtetit me Strugën dhe Kërçovën, por nuk llogaritë mund t’i dalin ndryshe pasi fronti i bashkuar opozitar ka gjasa për ta mbajtur Strugën dhe Kërçovën si bastione të shqiptarëve, megjithë patericën VREDI, kandidatet e Mickos nuk do të kalojnë.

Në komunat e tjera me shumicë shqiptare fronti opozitar duket se do t’i “plandos për toke” kandidaturat pa integritet të kampit vredist, të cilët si subjekt politik dolën të pabesë për mosmbajtje të zotimeve dhe premtimeve për “Ndryshimin e madh” që do vinte me ta!

Atmosfera për vredistët duket zhgënjyese pasi ata nuk e sollën ndryshimin e premtuar me shumë bujë, ku për pasojë i pretë ndëshkimi.
Ndryshimi që premtuan ata për ndryshimet kushtetuese nuk u bë as pas një viti bashkëqeverisje me komitët, por si duket nuk do të ndodhë as pas katër viteve të mandatit, sepse nuk ka gatishmëri nga ana e premierit Micko, ai tashmë është orientuar nga bota serbo-ruse dhe jo drejt eurointegrimeve.

Ky është vetëm fillimi i zhgënjimit të vredistëve me despotin e tyre në krye të qeverisë, ku në vend të ndryshimit dhe eurointegrimeve sollën Putinizmin si opsion të politikës së tyre qeverisëse.

Medai Shaholli