Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve nga një sulm me armë zjarri në Jerusalem mëngjesin e së hënës.
Viktimën e gjashtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar.
Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Është raportuar se dy persona të armatosur ishin të përfshirë në sulm teksa policia izraelite thotë se ata janë “neutralizuar”.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke i përgëzuar veprimet e sulmuesve dhe duke e quajtur atë një “përgjigje të natyrshme” ndaj aktivitetit ushtarak të Izraelit në Gaza.
Hamasi ka nisur një sulm në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.
Në përgjigje, ushtria izraelite ka nisur një fushatë në Gazë. Të paktën 64,455 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rrip që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territor, e cila gjithashtu ka raportuar për vdekje shtesë nga kequshqyerja në javët e fundit.