Gjykimi kundër grupit të njohur si “Bellanoca-Baron” filloi me deklaratat hyrëse nga prokuroria. Në fillim prokurorja e rastit lëshoi video nga një raport gazetaresk në lidhje me veprat penale, për të cilat akuzohen nëntë të pandehurit, përfshirë disa vrasje.

I pandehuri i parë, Fatlum Ajeti, i njohur si Tote, tha gjatë prezantimit të këtyre regjistrimeve se nuk mund t’i shihte ato, ndërsa i pandehuri, Gani Marku, i cili akuzohet për kryerjen e disa vrasjeve, kërcënoi prokuroren se nuk guxon të lëshonte video të babait të tij.

Në ndërkohë Marku kërkoi fjalë dhe tha se posedon dëshmi se politikanë si zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ushtrojnë presion ndaj gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska që t’i dënojë sepse gjoja ata duan ti bëjnë atentat kryeministrit Hristijan Mickoski, gjë që sipas Markut nuk është aspak e vërtetë. Me transmetimin e videove përfundoi seanca e sotme gjyqësore, ndërsa gjykimi do të vazhdojë në 12 shtator me fjalët hyrëse të mbrojtjes.

Në “Bellanoca Baron”, nëntë persona akuzohen për bashkim kriminal, shitje të paligjshme të armëve dhe vrasje të shumëfishta, përfshirë vrasjen e dyfishtë në Shisha Bar në vitin 2023, si dhe vrasjen e udhëheqësit joformal të grupit Duqanxhik, Orhan Bajrami-Oki.

Mgid