Më 4 shtator 2025, rreth orës 11:45, në rrugën “JNA” në Gostivar, policia e DPB Gostivar arrestoi një 15-vjeçar nga fshati Vrapçisht.

I mituri dyshohet se më herët, rreth orës 10:30, në rrugën “Nikola Tesla” në Gostivar, kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, duke vjedhur para nga automjeti i 43-vjeçares A.A.I. nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.

Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.TS

Mgid