Më 08.09.2025, rreth orës 09:00, në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e qytetit se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore E.I. (50) nga fshati Gllogjë, komuna e Tearcës.
Sipas raportit mjekësor, ai ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim në rrugën “Ilinden” në Gostivar.
Një ekip policor nga DPB Gostivar ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e plotë të rastit.TS
Mgid