Më 4 shtator 2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, policia e DPB Gostivar arrestoi N.E. (55) nga fshati Çegran.

Sipas denoncimit paraprak, pas një debati të shkurtër para objektit të tij hotelerik në rrugën “Belçica” në Gostivar, ai kishte sulmuar fizikisht I.S. (70) nga fshati Forinë.

I dyshuari u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Mgid