Më 1 shtator 2025, në ora 08:00, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është paraqitur një rast i pazakontë nga qytetari B.B. (32) nga Shkupi, me vendbanim në Gostivar.

Ai ka raportuar se rreth orës 05:30, teksa po nisej për në punë, ka vërejtur dëmtime të shumta në automjetin e tij tip Volkswagen Passat me targa të Kërçovës.

Sipas denoncuesit, një ditë më herët, rreth orës 18:00, automjetin e kishte parkuar pranë shtëpisë, me dyert e pa mbyllura dhe me çelësat në bravë. Ai dyshon se gjatë natës makina është marrë dhe më pas është kthyer, por me dëmtime.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS