Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë gjetur gjurmë të uraniumit në një vend në Siri që besohet të ishin pjesë e një programi bërthamor nga ish-qeveria e Bashar Asad.

Nën ish-presidentit Asad besohej se kishte operuar një program të gjerë bërthamor të padeklaruar, i cili përfshinte një reaktor bërthamor të padeklaruar të ndërtuar nga Koreja e Veriut në provincën lindore Deir el-Zour.

Grossi ka theksuar se disa nga aktivitetet e Sirisë “ishin, në gjykimin e agjencisë, ndoshta të lidhura me armët bërthamore”.

Vitin e kaluar, inspektorët e IAEA vizituan dhe morën mostra mjedisore në “tre lokacione që dyshohet se ishin të lidhura funksionalisht ” në sitin Deir el-Zour, dhe analiza “zbuloi një numër të konsiderueshëm të grimcave natyrore antropogjenike të uraniumit në mostrat e marra në një nga tre vendet.

“Disa nga këto grimca të uraniumit janë në përputhje me shndërrimin e koncentratit të xehes së uraniumit në oksidin e uraniumit, ” tha ai.

Sipas tij, kjo është ishte tipike për një reaktor të energjisë bërthamore.

Grossi raportoi këto gjetje në bordin e drejtorëve të agjencisë të hënën në një raport mbi zhvillimet në Siri.

Një ekip i IAEA në vizitoi disa site me interes vitin e kaluar ndërsa Asad ishte akoma në pushtet.

Pas rënies së Asadit, qeveria e re e udhëhequr nga Presidenti i përkohshëm Ahmad al-Sharaa ra dakord të bashkëpunonte me agjencinë dhe përsëri u siguroi inspektorëve qasje në vendin ku ishin gjetur grimcat e uraniumit.

Në një intervistë me AP në qershor gjatë një vizite në Damask, Grossi tha se al-Sharaa kishte shprehur interes për të ndjekur energjinë bërthamore për Sirinë në të ardhmen.
Grossi tha se Siria ka shumë të ngjarë të shikojë në reaktorë të vegjël modularë, të cilët janë më të lirë dhe më të lehtë për t’u vendosur sesa ato tradicionale të mëdha.

Mgid