Në një intervistë, kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haaqin Ramadani deklaroi se nëse nuk arrin të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, do ta mbështesë çdo kandidat shqiptar.

“Katër vite më parë u gjenda në një udhëkryq – ose të lija politikën, ose të humbja nderin. Unë zgjodha ta ruaj nderin, edhe nëse partia humbi. Edhe sot, për mua nuk ka rëndësi çfarë bën pushteti qendror. Bërvenica për mua është më e madhe se Shkupi dhe më e vlefshme se çdo komunë tjetër urbane apo rurale.

Nëse unë nuk jam në raundin e dytë, me gjithë forcën time morale dhe intelektuale, do ta mbështes çdo kandidat shqiptar. Sepse nuk dua të turpëroj gjyshërit e mi, babain tim dhe nuk dua të lë njollë të zezë për fëmijët e mi duke mbështetur një kandidat maqedonas”, tha kandidati i VLEN-it, Haqim Ramdani për Bervenicën.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com